Flash

Daku kërkon ndjesë për koret pas ndeshjes me Kroacinë

Lapsi.al 21 June 2024
Daku kërkon ndjesë për koret pas ndeshjes me Kroacinë

Mirlind Daku u shndërrua në protagonist negativ, teksa pas ndeshjes ndaj Kroacisë përdori ofendime ndaj serbëve dhe maqedonasve. Sulmuesi kuqezi e ka kuptuar gabimin, duke u kërkuar falje tifozëve.

"Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku"  -thuhet në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Më herët UEFA njoftoi zyrtarisht se kishte nisur një hetim ndaj tij për thirrjet raciste kundër maqedonasve në fund të ndeshjes me Kroacinë. Për këto deklarata është ankuar edhe Federata e Futbollit të RMV-së.  ©LAPSi.al

LEXO EDHE: ZYRTARE/ UEFA nis hetimet për Dakun dhe thirrjet anti-serbe të tifozëve shqiptarë dhe kroatë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI