Flash

BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 21 June 2024
BE i zgjat mandatin Lajçak me disa muaj për dialogun

Një diplomat i BE-së tha se Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu zyrtari i BE-së ka thënë se Borrell vendosi të ndërmarrë një hap të tillë sepse beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun. Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.

“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj. Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës," tha diplomati i BE-së.

Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Mamurras, plagoset i riu

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”. Mësohet se një çiklomotor është përplasur me një auto...

16:29

Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokaìnē

Një 32-vjeçar shqiptar me banim në Vezzano Ligure u arrestua nga karabinierët në La Spezia, pasi fshihte në makinën e tij 1 kg kokainë. Burri, i cili ishte n...

19:25

Bllokohet Shkalla e Tujanit

Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Qytetarët e bll...

17:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI