Flash

I nxehti "përvëlon" Ballkanin

Lapsi.al 20 June 2024
I nxehti "përvëlon" Ballkanin

Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi.

E teksa në Shqipëri dita e enjte, por edhe e premtja do të jenë më të nxehtat për këtë verë deri në këto momente, situata paraqitet emergjente dhe në vendet fqinjë.

Qytetarët e Beogradit zgjodhën liqenin e Ada Ciganlija dhe shatërvanët për të kaluar orët e nxehta, ku temperaturat arritën 39 gradë, ndërsa qeveria urdhëroi punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit.

Autoritetet shëndetësore, të cilët shpallën alarm të kuq, u thanë njerëzve që të mos dilnin jashtë në orët e pikut.

Në Malin e Zi fqinj, turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë dhe zonën e Ada Bojanas, pranë Shqipërisë. Autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në hije deri në orët e vona të pasdites.

Të këshilluara

Sarandë, zjarr në një kompleks pallatesh

Një zjarr ka rënë masditen e sotme në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Bëhet me dije se zjarri ka rënë mes disa pallatesh në ndërtim. Siç raportohet...

16:00

Aksident në Tiranë, plagoset një vajzë

Një akident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në rrugën "Xhanfize Keko", ku një 21-vjeçar me inicialet D. A., duke drejtuar automjetin ka përplasur 28-v...

17:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI