Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Hajduti shqiptar dënohet me burg në Austri: Unë kam besim te drejtësia, ndaj jam fajtor

Lapsi.al 20 June 2024
Hajduti shqiptar dënohet me burg në Austri: Unë kam besim te

Një shqiptar është dënuar në Austri për disa vjedhje. Bëhet me dije se 32-vjeçari shqiptar po përballet me Gjykatën rajonale të Korneuburgut (Austri) për disa vjedhje që dyshohet se ka kryer në kohë të ndryshme. Siç raporohet seriali i shqiptarit filloi në prill të vitit 2015.

Pas një devijimi kriminal në Gjermani, seriali vazhdoi në mars dhe shkurt 2017. Këtë herë prekën: një shtëpi në Vjenë dhe një në Tulln, ku u hapën me forcë hekurat e dritareve të bodrumit. Pas Tullnit ai u kthye në Gjermani, ku janë konfirmuar edhe katër skena krimi. Seriali përfundoi me grabitje më 12 shkurt 2020 në një shtëpi në lagjen e 17-të të Vjenës dhe si në fillim përsëri në një pronë në Klosterneuburg.

32-vjeçari ndodhet në paraburgim që prej datës 30 janar të këtij viti. Tani çështja më në fund mund të dëgjohej përpara një jurie të kryesuar nga gjyqtarja Monika Zbiral. Edhe pse nuk kishte shumë për të negociuar. Ashtu si në procedimin paraprak, shqiptari ka rrëfyer në gjykatë se ka besim tek drejtësia prandaj është fajtor.

“Unë kam besim te drejtësia, ndaj jam fajtor”, tha shqiptari.

Megjithatë, pas gjithë kësaj kohe dhe për shkak të përdorimit të drogës, ai nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime konkrete për të shkuarën. Ai konsumonte narkotikë intensivisht për 14 vjet, gjë që në vetvete do të shkaktonte probleme me kujtesën. Kujtesa e sistemit të drejtësisë ishte më e mirë. Ekstrakti i dosjeve kriminale nga autoritetet italiane, që gjyqtari kërkoi të tregonte pesë dënime, duke filluar nga viti 2012 në atë kohë edhe për vjedhje dhe së fundmi në 2021 po për vjedhje.

Në Itali ai kreu një dënim total prej tre vjet e gjysmë. Nuk do ta besoni, por në Austri ai ishte i pafajshëm deri në ditën e gjyqit. Jurisë nuk iu desh shumë kohë për të marrë vendimin. Ndaj tij u aplikua një dënim me burg pa kushte, i njëjtë me atë që kishte dhënë drejtësia në Itali, prej tre vjet e gjysmë.

“I kërkoj falje shtetit austriak dhe qytetarëve të tij”, tha në fund 32-vjeçari.

Të këshilluara

E premtja, dita me motin më të nxehtë

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celcius në të paktën 5 qarqe të vendit. Ky është par...

15:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI