Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

E teproi me muzikën e lokalit, nën hetim administratori i lokalit në Vlorë

Lapsi.al 20 June 2024
E teproi me muzikën e lokalit, nën hetim administratori i lokalit

Procedohet penalisht për prishje qetësie publike administratori i një beach bari në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari A.Sh, kishte vënë muzikë të lartë në lokalin që administronte në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Bëhet me dije se muzika e lartë ishte vënë pas orarit të lejuar.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, procedohet penalisht administratori i subjektit (beach bar).

Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, të vendosur nga organet kompetente.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua një beach bar ku ishte vënë muzikë e lartë, pas orarit të lejuar. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", për administratorin e këtij subjekti, shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset një vajzë

Një akident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në rrugën "Xhanfize Keko", ku një 21-vjeçar me inicialet D. A., duke drejtuar automjetin ka përplasur 28-v...

17:05

E premtja, dita me motin më të nxehtë

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celcius në të paktën 5 qarqe të vendit. Ky është par...

15:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI