Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep alarmin për temperaturat e larta: Mbroni jetën!

Lapsi.al 20 June 2024
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep alarmin për temperaturat e

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale thuhet se qytetarët duhet të jenë kujdes të shtuar sidomos sot dhe nesër. Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shton se qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë këtyre dy ditëve, duke marrë masa, për të mbrojtur jetën e tyre, pronën, gjënë e gjallë dhe mjedisin.

Njoftimi:

Kujdes nga Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj., njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim.

Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

– Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

– Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis.

Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme.

Të këshilluara

E premtja, dita me motin më të nxehtë

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celcius në të paktën 5 qarqe të vendit. Ky është par...

15:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI