Flash

Silvinjo flet pas ndeshjes: Të shohim Itali-Spanjë, pastaj flasim...

Lapsi.al 19 June 2024
Silvinjo flet pas ndeshjes: Të shohim Itali-Spanjë, pastaj flasim...

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli për mediat pas barazimit 2-2 në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

“Mendoj që ne bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam rezultatin, kishim përballë një skuadër të jashtëzakonshme, respekte për trajnerin, lojtarët. Në bëmë mirë. Pjesën e parë kishim mundësi të shkonim dhe 2-0. Në pjesën e dytë morëm dy gola dhe pastaj arritëm të barazonim. 5 minutat e fundit do të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve." - u shpreh Silvinjo pas ndeshjes.

Trajneri shpreson në një kualifikim në fazat e mëtejshme. (kliko këtu për të parë shanset tona) 

Por Silvinjo thotë se duhet të presim rezultatin e ndeshjes së nesërme mes Italisë dhe Spanjës.

"Jemi ambiciozë, në dhoma kemi shumë lojtarë të rinj, ambiciozë që po fitojnë shumë nga eksperiencë. Është e vërtetë që sot u prezantuam më mirë. Po të kishte hyrë ai topi i Manajt me Italinë, sot do të flisnim ndryshe. Kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Të shohim ndeshjen Itali-Spanjë dhe pastaj flasim”, tha Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI