Flash

Hysaj pas një ndeshje të mirë: Falenderoj tifozat, krenar që jam shqiptar

Lapsi.al 19 June 2024
Hysaj pas një ndeshje të mirë: Falenderoj tifozat, krenar që

Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë në aspektin personal kundër Kroacisë sot në barazimin 2-2 që kombëtarja jonë mori me ta. Pas përfundimit të ndeshjes Hysaj shkoi dhe festoi i vetëm me Tifozat Kuq e Zi, gjë që e komentoi edhe në një intervistë të dhënë:

“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq.

Mbas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jap përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozat që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.

Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin" - u shpreh Hysaj.

Lexo më tej: “Linçimi i Hysajt”/ Çfarë tregon për shoqërinë tonë dhe VIP-at e saj 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI