Flash

Berisha: Pas vendimit të vulës na janë bashkuar deputetë dhe krerë degësh të PD

Lapsi.al 19 June 2024
Berisha: Pas vendimit të vulës na janë bashkuar deputetë dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë dritares së tij u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu. Gjithashtu Berisha tha se betejën e madhe e kanë përpara dhe atë betejë do ta fitojnë së bashku.

"Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt. Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.

Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.

Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" - tha Berisha.

LEXONI EDHE:  Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Të këshilluara

Rrihet oficeri i policisë në Korçë

Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore të qarkut Korçë. Burime të siguruara pranë kësaj drejtorie thanë se sherri ka nisur në një lokal ...

18:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI