Flash

Tronditet Franca/ 3 persona përdhunojnë një 12-vjeçare vetëm sepse ishte hebreje

Lapsi.al 18 June 2024
Tronditet Franca/ 3 persona përdhunojnë një 12-vjeçare

Një vajzë 12-vjeçare u përdhunua nga një grup bashkëmoshatarësh të saj sepse ishte hebreje. Ngjarja ka ndodhur në Courbevoie të Francës. Të 3 autorët, të moshës nga 12 deri në 14 vjeç, tani janë në paraburgim, të akuzuar për përdhunim dhe dhunë të rëndë, edhe për faktin se viktima i përkiste një feje tjetër.

Mes tyre është edhe ish-i dashuri i viktimës. Kjo u komunikua nga prokuroria e Nanterres, e cila po heton incidentin antisemitik. Sipas asaj që raporton Parisien, në fakt, të rinjtë i kanë pranuar pjesërisht akuzat gjatë marrjes në pyetje, duke rrëfyer se ajo që ka shkaktuar zemërimin ishte fakti se vajza nuk kishte treguar gjatë lidhjes se ishte e besimit hebre.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar se ka vepruar kështu sepse e reja kishte folur keq për Palestinën. Sipas versionit të vajzës 12-vjeçare, ngjarjet datojnë që mbrëmjen e së shtunës, kur ajo ishte në Piazza Henri Regnault me një mik. Ajo u tërhoq zvarrë nga 3 bashkëmoshatarët e saj në një hangar të braktisur. Atje e rrahën dhe e fyen thjesht se ishte hebreje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sarandë, turistit i merr flakë makina

Një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në afërsi të Sarandës. Bëhet me dije se makina që ka marrë flakë ishte marrë me qira nga një turist spanjoll. “Shërbim...

18:06

Zjarr në Gjirokastër

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë. Zjarri është përhapur mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Mësohet se zja...

16:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI