Flash

Tenderat sekretë/ SPAK regjistron procedim ndaj Ogerta Manastirliut

Lapsi.al 18 June 2024
Tenderat sekretë/ SPAK regjistron procedim ndaj Ogerta Manastirliut

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, lidhur me një kallëzim të bërë nga deputetja demokrate Albana Vokshi, për keqmeanxhimin dhe abuzimin me fondet për Covid-19 kur Manastirliu drejtonte Shëndetësinë.

Procedimi penal mban numrin 81 i vitit 2024, për shpërdorim detyre, ndërsa kallëzimi është bërë në vitin 2020. Në kallëzim pretendohet se gjatë pandemisë janë bërë tendera sekret nga Ministria e Shëndetësisë që drejtohej nga Ogerta Manastirliu.

Burime pranë organit të akuzës thonë se për këtë çështje janë duke u kryer veprime hetimore, ndërkohë që muaj më parë ministrja dha sqarime për disa orë në SPAK, por nuk u konfirmua zyrtarisht për çfarë çështje.

Ndërkohë, disa javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë ndaj Manastirliut, duke shtuar prova për tendera. Konkretisht, bëhet fjalë për disa shkelje ligjore si ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer ne bashkëpunim, me dyshimet se ministrja, por edhe shtetas të tjerë, mund të kenë abuzuat me të ashtuquajturit ‘Tendera Sekrete’ të prokuruar në mënyre abuzive gjatë periudhës së pandemisë.

Me propozim të Manastirliut dhe miratim të kryeministrit Edi Ramë, u arrit deri aty sa u shpall në kundërshtim me ligjin si ‘sekret shetëror’ edhe tenderi për blerjen e letrës higjienike.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI