Flash

Silvinjo optmist: Luftojmë deri në fund për kualifikimin

Lapsi.al 18 June 2024
Silvinjo optmist: Luftojmë deri në fund për kualifikimin

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Silvinjo. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.

“Kroacia dhe grupi/ Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën. Ky është një kompeticion është i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi. Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.

“Spanja-Kroacia/ Kroacia pati mundësi ndaj Spanjës, i hapi punë spanjollëve. Ishte një ndeshje e mirë. Spanja ka shënuar golat që iu duheshin në 29 minuta. Kroacia ka aftësi teknike dhe cilësi të lartë. Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe se sa e vështirë është Kroacia. Modric me shokë, çfarë mund të them, është gëzim më vete të luan ndaj tyre.

Italia/ E kemi sulmuar Italinë, por nuk na kanë lejuar. Italia u mbrojt shumë mirë, ky kompeticion ka nivel të lartë. Jorginho dhe Barella treguan se me mënyrat e tyre mund të fitojnë Europianin, mos të harrojmë kanë fituar kampionatin italian. Duhet të rrisim nivelin tonë, ne kemi rrugë përpara, kemi bërë ndeshje të mira”-tha ai.

Të këshilluara

Sarandë, turistit i merr flakë makina

Një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në afërsi të Sarandës. Bëhet me dije se makina që ka marrë flakë ishte marrë me qira nga një turist spanjoll. “Shërbim...

18:06

Zjarr në Gjirokastër

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë. Zjarri është përhapur mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Mësohet se zja...

16:59

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 ballë këtë të martë. Mediat greke shkruajnë se epiqendra e tërmetit ishte në Marathia, Fokida. Sipa...

16:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI