Flash

"Non grata e dytë" britanike/ Berisha flet për manipulim dhe përmend emra

Lapsi.al 18 June 2024
"Non grata e dytë" britanike/ Berisha flet për manipulim dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha thekson se ‘SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova të mia, ka mbështetur vendimin e Sekretares bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të mi politikë’. 

Por kush ishin këta kundërshtarë? Duke folur për procesin, Berisha vë gishtin mbi disa emra, të cilët i bën përgjegjës për non gratan që i ka vënë Britania e Madhe, sipas tij pa të drejtë.

"Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avoketëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollinos, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje." 

Lexo më tej: Non grata britanike/ Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën 

Sipas Berishës, vendimi i SIAC zbulon se nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, dhe se është manipuluar me deklaratën për vonesën e dorëzimit të provave.

"Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.

Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.

Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu." - u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe 

Sipas kryetarit të opozitës, dokumentet nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit me dy qëllime.

"Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit, me dy qëllime.

Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën.

Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja e Shtetit.

Të dashur miq, ne përfituam shumë nga ky proces.

Ne mësuam së pari se, çfarë manipulimesh dhe manovrimesh të ulëta u bënë për të fshehur të vërteta, dosje mijëra faqe para Komisionit të Apelimit të Ankesave.

Së dyti, mësuam se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument që të faktojë korrupsionin, apo lidhjet me krimit të Sali Berishës" - u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës thekson se beteja e tij vazhdon.

"Beteja jonë vazhdon, edhe njëherë, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, të cilido qoftë, të Edi Ramës, qeveritarëve, politikanëve të korruptuar prej tij, ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve të huaj, të korruptuar po nga Edi Rama. Beteja vazhdon!" - u shpreh Berisha në një konferencë për shtyp. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI