Flash

Konflikti për pronën në Velipojë, Tom Doshi kallëzon vëllezërit Molla për presion

Lapsi.al 18 June 2024
Konflikti për pronën në Velipojë, Tom Doshi kallëzon

Ish deputeti Tom Doshi ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se e kanë kanosur për motive pronësie.

“Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie”, informoi sot policia e Shkodrës.

Edhe biznesmeni dhe ish-deputeti Tom Doshi është vënë në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65 dhe 58 vjeç, për një çështje prone pasditen e 15 qershorit. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 ballë këtë të martë. Mediat greke shkruajnë se epiqendra e tërmetit ishte në Marathia, Fokida. Sipa...

16:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI