Flash

Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për Bashkinë Himarë

Lapsi.al 18 June 2024
Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për Bashkinë

Ndërsa ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ditën e djeshme bëri rekurs në Gjykatën e Lartë në një vazhdim të përballjes së tij me drejtësinë, djali i tij Petro Beleri duket se ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme.

Lajmin e ka pohuar sekretari i “Omonias” Marin Suli, në Top Neës, i cili tha se Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimit, përmes të birit.

“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Edhe pse është në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroj procedimin ndaj tij.

Avokatët e Belerit  pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë  ai rezultonte i dënuar. Beleri u zgjodh edhe eurodeputet në Greqi disa ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI