Flash

7 persona nën hetim në Fier, veprat penale për të cilat akuzohen

Lapsi.al 18 June 2024
7 persona nën hetim në Fier, veprat penale për të cilat

Procedohen të lirë shtatë persona në Fier dhe Lushnjë. Mësohet se një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që një 36-vjeçar i është afruar bashkëshortes e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Të proceduarit e tjerë kanë kryer veprat penale si dhuna, kanosja, ndezja e zjarrit me qëllim si dhe përplasja me një automjet tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

•D. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

•2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

- F. B., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen "Sheq i Madh", duke rrezikuar banesat përrreth;

- ⁠E. N., 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi G. I. dhe një pasagjer.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI