Flash

Shtatë serbë të arrestuar për përleshjet para ndeshjes me Anglinë

Lapsi.al 17 June 2024
Shtatë serbë të arrestuar për përleshjet para ndeshjes

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia.

Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore.

Hollësitë për natyrën e lëndimeve dhe për atë që ndodhi gjatë përleshjes, ende janë të paqarta, tha zëdhënësi.

Më herët, policia tha se u detyrua t’i ndajë tifozët anglezë dhe ata serbë, të cilët u përleshën mes vete para ndeshjes.

Zëdhënësi tha se asnjë tifoz anglez nuk u arrestua.

Anglia e mposhti 1:0 Serbinë në ndeshjen e tyre në Grupin C, falë golit të Jude Bellingham.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të zhvilluar më herët gjatë ditës, Danimarka dhe Sllovenia u ndanë baras 1:1.

EURO 2024 filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik./Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI