Flash

Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari dhe shënjestra e tij

Lapsi.al 16 June 2024
Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet

Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar, që dyshohet se ka dashur të vrasë një person tjetër në këtë qytet. 34-vjeçari me iniciale E.K ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me inicialet A.C. gjithashtu 34 vjeç.

E.K akuzohet për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Policia thotë se ka proceduar penalisht edhe “shënjestrën” e këtij sulmi pasi është kundërpërgjigjur me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, - njofton policia.

Të këshilluara

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë,...

09:39

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI