Flash

Qafë Botë/ Arrestohet për kontrabandë shoferi dhe dy doganierë

Lapsi.al 16 June 2024
Qafë Botë/ Arrestohet për kontrabandë shoferi dhe dy

Një shofer 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi transportonte me kamionë dhe trajlera sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara.

Shoferi 63-vjeçar, i identifikuar si Niko Gazeli, transportonte mallrat kontrabandë për llogari të biznesit nën administrimin e Arjan Murtaj, i cili është shpallur në kërkim nga blutë.

Po ashtu, janë vënë në pranga edhe dhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë, Anila Adhami dhe Andon Velo, mbi dyshime për shpërdorim të detyrave, pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë vepër penale është nën hetim një punonjës i tretë i kësaj dege, Erion Ademi.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë, 2 kamionë, 1 trajler dhe 4 celularë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI