Flash

Policia gjermane plagos një person me sëpatë pranë tifozëve holandezë (VIDEO)

Lapsi.al 16 June 2024
Policia gjermane plagos një person me sëpatë pranë

Një operacion i madh nga policia po zhvillohet në qendër të qytetit gjerman të Hamburgut pasi një burrë me sëpatë në dorë kërcënoi oficerët e policisë.

Policia tha se e ka qëlluar dhe plagosur rëndë këtë person, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Raportimet e mediave ndërkombëtare thonë se incidenti ka ndodhur pranë një zone tifozësh të ekipit holandez.

Holanda luajti me Poloninë këtë qytet pasditen e së dielës. Në një deklaratë fillestare nga policia gjermane thuhet se një burrë ka kërcënuar efektivët e policisë me sëpatë dhe një “pajisje ndezëse”.

Reuters Police cordon around scene of incident

Më vonë, një zëdhënës i policisë së Hamburgut i tha BBC-së se i dyshuari ishte i armatosur me një tip sëpate dhe kishte tentuar të ndezte një bombë me benzinë, por oficerët iu përgjigjën duke e neutralizuar me sprej me piper dhe më pas e qëlluan me armë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 me orën lokale.

Policia qëllon ndaj një person që kërcënoi me

Në pamjet video të postuara në internet tregohet një burrë duke mbajtur një sëpatë para oficerëve të policisë përpara se të dëgjohet një seri të shtënash. Burri nuk është identifikuar nga policia dhe autoritetet nuk kanë komentuar se cilat motive e shtynë atë të ndërmerrte aktin.

The attacker was also carrying a Molotov cocktail at the time of the rampage

Ka rreth 30 mijë tifozë holandezë në qytet, dhe ndoshta një numër i përafërt polakësh. Duket se ka një atmosferë të mirë përpara ndeshjes, e cila në dukje nuk është prekur nga incidenti. ©LAPSI.al

Një person u qëllua, pasi kërcënoi oficerët e

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI