Flash

Nuk u pa në TV/ Kush ishte shqiptari që hyri në fushë ndaj Italisë (EMRI+PAMJET)

Lapsi.al 16 June 2024
Nuk u pa në TV/ Kush ishte shqiptari që hyri në fushë ndaj

Në ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë në Dortmund tërhoqi vëmendjen edhe një moment kur një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës. Kjo bëri që ndeshja të ndalej për disa minuta. Një ditë më pas mediat kanë zbuluar edhe identitetin e tij.

Ai quhet Sami Rexhepi dhe është me origjinë nga Skënderaj i Kosovës. Ai jeton në Dyseldorf të Gjermanisë dhe për mediat në Kosovë ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.

Euro 2024 | “Kisha vënë bast me djalin”, kush është tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali-Shqipëri

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, - raportohet të ketë thënë Rexhepi. Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Më pas ndërhyri sigurimi i stadiumit. Shqiptari nuk u ndal pasi “dribloi” disa prej tyre, por një moment rrëshqiti në tokë dhe u arrit nga forcat e sigurisë.

Sami Rexhepi

Më pas ai u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë. Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.

Të këshilluara

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë,...

09:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI