Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Nga Kamenica e Kosovës në SHBA/ E reja shqiptare, pjesë e studimit kundër kancerit

Lapsi.al 16 June 2024
Nga Kamenica e Kosovës në SHBA/ E reja shqiptare, pjesë e

Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës. Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën, e kishte shtyrë atë që të bënte një eksperiment në këtë pemë në shtëpi, me mjetet që ia kishte dhënë profesori i biologjisë. Suksesi i këtij eksperimenti, të cilin e bëri Esma më 2019, si nxënëse e klasës së 11-të, e kishte bindur që pasionin e saj mbi molekulat e gjenetikën, duhej ta vazhdonte në një shtet të zhvilluar si SHBA-ja.

Sot, Esma është në vitin e katërt të studimeve të Biologjisë molekulare në Universitetin New Haven në shtetin Connecticut, dhe është hulumtuese për detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve në Universitetin prestigjioz amerikan,Yale. Eksperimenti kishte të bënte me izolimin e ADN-së në frytin e limonit.

“(Pas eksperimentit) ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse përfundimisht ajo që e mësuam në klasë filloi të marrë kuptim në jetën reale. Kjo më ka bërë të kuptoj se nëse unë edhe vazhdoj të studioj diçka lidhur me biologji në Kosovë, do të ishte shumë e vështirë të kem këtë lloj qasje në shkencë”, thotë ajo.

Sipas saj, shkolla nuk i ofronte mundësi për ta ndjekur pasionin e saj - molekulat.

“Edhe pse kam qenë në klasën e 11-të kam filluar të lexoj libra të literaturës universitare për gjenetikën. Kam lexuar për eksperimente të ndryshme në gjenetikë, por që në laborator nuk kemi mundur t’i realizojmë. Prandaj, eksperimentet i kam shikuar në YouTube”, thotë Esma.

Ëndrrën e ndjek në SHBA tash e katër vjet, falë bursave të ndryshme, ndihmës nga familja, donacioneve dhe punës së saj. Ajo pranon se sfida më e madhe për të ka qenë “përshtatja në një sistem komplet të ri akademik”.

“Më ka lënë përshtypje sistemi i edukimit dhe lidhja profesor - nxënës në formën bashkëpunuese. Këtu, profesorët janë mentorët më të mirë nëse studenti dëshiron të ketë një karrierë shumë të suksesshme, dhe e kanë mentor jo vetëm gjatë zhvillimit profesional dhe akademik, mirëpo edhe pasi që e kryejnë universitetin”, shprehet Esma Fera.

Pikërisht në saje të lidhjes mentor-student, Esma i ishte bashkuar profesoreshës së saj dhe në kuadër të një programi në Universitetin Yale, ajo ishte bërë pjesë e ekipit që hulumtonte detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve (ovarial).

“Puna që ne e bëjmë në Yale, është detektimi i gjeneve të caktuara që kanë rol shumë të rëndësishëm në detektimin e këtij kanceri, dhe ne veçse e kemi zbuluar një gjen dhe jemi duke bërë eksperimente të ndryshme që të mbledhim të dhënat dhe shpresojmë që ta publikojmë artikullin”, thotë ajo.

Dita e Esmës nis herët kur parapërgatitet për ligjërata. Pas ligjëratave, Esma mban orët në rolin e asistentes për Biologji molekulare. Pjesën tjetër e kalon në laborator, ndërsa mbrëmjen ua dedikon detyrave, studimeve dhe projekteve.

“Sistemi edukativ këtu bën që studentët të jenë të angazhuar gjatë gjithë kohës, dhe kur ke angazhime të tjera si punë dhe kërkime shkencore, menaxhimi i kohës duhet të jetë në nivel të lartë”, thotë ajo. Sipas saj, të hulumtosh kancerin nuk është lehtë, por kauza është më e madhe se sfida.

“Definitivisht, shkenca që e bëjmë ne është diçka shumë interesante, nuk është diçka që e bëjmë çdo ditë, por çdo ditë eksploron gjëra të ndryshme. Është padyshim shumë sfiduese, por duke e ditur se çfarë kontributi jep, është ndjenjë fenomenale”, thotë ajo.

Duke qenë mijëra kilometra larg familjes, Esma thotë që shpesh i mungojnë prindërit.

“Në vitin e parë ka qenë diçka që nuk e kam pritur, që do të jetë aq shumë vështirë. Por, tash, në vitin e katërt, e di si ta balancoj veten. Kur je e zënë me shumë studime, edhe me shumë punë, nuk është që nuk mendon, por prapë ke diçka për të bërë. Por, kur vjen vikendi ose pushim pranveror apo vjeshtor, atëherë ajo është pak më e vështirë, sepse e sheh që secili shkon te familja” , tregon Esma.

Ajo është e bindur se suksesi i saj nuk është vetëm i saj, por është po ashtu rezultat i punës dhe përkrahjes së prindërve, për të cilët thotë se kanë qenë “mbështetja më e madhe”:

“Besoj se ata janë të kënaqur që përpjekjet tona të përbashkëta po shpërblehen. Veçanërisht, ata ndihen të lulmtur që kam mundësinë të jap një kontribut të rëndësishëm në nivel global në fushën e shkencës”.

Dijen të cilën ajo e ka marrë nga studimet në New Haven, praktika në kompaninë farmaceutike AstraZeneca dhe hulumtimi në Yale, Esma një ditë planifikon që ta sjellë në Kosovë.

“Planifikoj të marr një eksperiencë të punës, pastaj t’i zhvilloj studimet për doktoratë në Amerikë, por ideja është që gjithmonë të kthehem në Kosovë. Në Kosovë mungon bashkëpunimi ndërmjet spitalit, universitetit dhe studentëve edhe kjo mendoj që duhet të ndërlidhet. Kush do ta ndërlidhë, ende nuk e di, por unë do të jem shumë e lumtur të jem pjesë e saj” , thotë ajo.

Esma Fera në kompaninë AstraZeneca.</p><p>

Për të rinjtë që duan të bëjnë hulumtime shkencore, ajo porositë se nuk duhet të dorëzohen edhe nëse rezultate nganjëherë nuk dalin ashtu siç e presim.

“Në shkencë jo çdoherë marrim rezultat që i presim, të mos e harrojnë që të hulumtosh do të thotë të krijosh dije të re, sepse ajo që hulumton nuk është ende e njohur për publikun. Prandaj, nuk është e lehtë të krijosh dije, shkenca ka sfida. Mund të bësh një projekt hulumtues dhe të mos marrësh rezultate, mirëpo nuk duhet të ndalesh. Duhet të dini sa kontribut jepni në botë me atë që bëni dhe ajo nuk është diçka që duhet ta harroni”, thekson ajo. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë,...

09:39

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43