Flash

Incidentet në Dortmund, UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

Lapsi.al 16 June 2024
Incidentet në Dortmund, UEFA nis procedurën disiplinore ndaj

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë për shkak të disa incidenteve në Euro2024. Kështu bën me dije media zviceriane "Blick".

“Sipas informacioneve të së dielës, UEFA ka ngritur procedurë për hedhjen e sendeve në fushë, ndezjen e mjeteve piroteknike, hyrjen në fushë pa leje dhe përhapjen e një mesazhi provokues nga tifozët shqiptarë.

Zyra e kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të shqyrtojë ngjarjet në ditët e ardhshme dhe do të vendosë për këtë çështje”, thuhet në deklaratë, shkruan media zvicerane “Blick”.

Lexo më tej: (PAMJE TË RËNDA) Sherr brutal mes tifozëve shqiptarë dhe serbë në Gjermani 

“Tifozët shqiptarë ndezën një mjet tymues gjatë lojës. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamur shqiptar. Përveç kësaj, në tribuna valëviteshin disa flamuj të Shqipërisë së Madhe të ndaluar”, shkruan më tej gazeta.

Lexo më tej: Vetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI