Flash

Habit Berisha: Pse tuneli i Llogarasë nuk duhej ndërtuar

Lapsi.al 16 June 2024
Habit Berisha: Pse tuneli i Llogarasë nuk duhej ndërtuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi tunelin e Llogarasë si më të kushtueshmin në planet. Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij, kreu demokrat tha se Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.

“Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë. 

Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit?

Së pari, tuneli i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri.

Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën.

Së treti, nqs tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë?

Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik.

Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky? A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi?

Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit.

A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit.

A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike.

Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI