Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

10 mijë € për një vizë amerikane/ Prokuroria mbyll hetimet për grupin e falsifikatorëve

Lapsi.al 16 June 2024
10 mijë € për një vizë amerikane/ Prokuroria mbyll

5 persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një skemë mashtrimi për dhënien e vizave Amerikane në Shqipëri. Çështja penale ndaj Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, Eduart Gjini, tashmë është dërguar në gjykatë dhe kundër tyre është ngritur akuza e “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit vulave apo stampave ose i formularëve”.

Ideatori dhe organizatori i kësaj skeme, sipas prokurorisë ka qenë Renato Nasto, i cili nëpërmjet rrjetit social “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm, me emrin “viza amerikane insider”. Në faqen në Instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “...viza Amerikane me garanci 100 për qind. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet....”

Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas prokurorisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

Në dosjen hetimor thuhet se Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10 mijë eurosh.

Por shërbimet e sigurisë kishin konstatuar në 13 Tetor 2023 një shtetase rreth 50-60 vjeç, në ambientet e jashtme të Konsullatës së SHBA-ve në Tiranë, duke shpërndarë kartë-vizita me shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”. Kartë-vizita mbante shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”, me dy llogari në platformat Instagram dhe “WhatsApp” duke dhënë edhe një numër telefoni. Pas hetimeve të këtyre kontakteve, u zbuluan të 5 personat e marrë tashmë të pandehur. /Marrë nga Ora News 

Të këshilluara

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë,...

09:39

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43