Flash

Video/ Shqipëria vendos rekord, por fiton Italia

Lapsi.al 15 June 2024
Video/ Shqipëria vendos rekord, por fiton Italia

Debutim fitues për Italinë e Luciano Spalletti. Shqipëria dorëzohet 2-1 në Dortmund, në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024. Ndeshja nisi në mënyrë katastrofike për kampionët në fuqi të Europës, me një gabim nga një rivënie e Dimarco që befasoi Bastonin dhe i dhuroi Bajramit golin e pare, pas vetëm 23 sekondash lojë. Rekord absolut në historinë e kampionateve Europianë. Megjithatë, reagimi i të kaltërve ishte i ashpër dhe në minutën e 16’ rezultati ishte përmbysur. Fillimisht Bastoni pas një goditje nga këndi (11') më pas Barella nga jashtë zonës (16') i dhanë tre pikët teknikut Spalletti. Për tu përmendur edhe një shtyllë e Frattesi në pjesën e parë dhe një ndërhyrje e shkëlqyer e Donnarumma në minutën e nëntëdhjetë.

REKORD NË EUROPIANE

Italia e nisi mirë Europianin dhe mundi Shqipërinë me përmbysje, falë golave të lojtarëve të Inter: Bastoni dhe Barella. Italia arrin Spanjën në krye të grupit me tre pikë, diskutim që do të ndryshojë kur të dy kombëtaret të jenë përballë në ndeshjen e dytë të enjten në Gelsenkirchen. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, pas traumës fillestare për shkak të golit blitz të Bajramit. Të kaltrit luajtën një futboll proaktiv, zhvilluan kombinime të mira dhe krijuan shumë mundësi. 2-1 në pjesën e parë është madje i ngushtë, shumë i ngushtë për të besuarit e teknikut Spalletti.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 30”

Shqipëria nuk dukej se kishte shumë mundësi. Pjesa e dytë ishte më shumë e kontrolluar sesa e dominuar, në të cilën lodhja bëri të vetën. Megjithatë nëse Spalletti buzëqeshi deri në fund ishte vetëm falë ndërhyrjes së portierit Donnarumma. Në fund të kohës së rregullt i vetëm me portierin e PSG Manaj nuk arriti të shënonte. Tani kuqezinjtë duhet të luajnë gjithcka për gjithcka me Kroacinë humbëse në ndeshjen e parë me Spanjën.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI