Flash

SHBA heq përsëri skelën e ndihmave nga brigjet e Gazës

Lapsi.al 15 June 2024
SHBA heq përsëri skelën e ndihmave nga brigjet e Gazës

Skela e ndihmave e ndërtuar nga SHBA-ja  do të shkëputet nga brigjet e Gazës për herë të dytë për shkak të detit të trazuar, thanë dy zyrtarë amerikanë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me qëndrueshmërinë e rrugës detare. Palestinezët po përballen me urinë e përhapur sepse lufta ka ndërprerë kryesisht rrjedhën e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera. Agjencitë e OKB-së njoftojnë se mbi 1 milion njerëz në Gaza mund të përjetojnë nivelin më të lartë të urisë deri në mes të korrikut.

Ushtria do të zhvendoste skelën vonë të premten dhe të shtunën për të parandaluar që ajo të shpërbëhej siç bëri në fund të muajit të kaluar nga moti i keq, thanë të dy zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti. Zytarët presin që skela të kthehet në vend dhe të funksionojë përsëri javën e ardhshme.

Të këshilluara

The Times: Ukrainën nuk po e drejton Zelensky

Shumë zyrtarë ukrainas janë ankuar për të përditshmen britanike The Times për fuqinë në rritje të shefit të kabinetit të Zelensky-it, Andrey Yermak, i cili ata ...

13:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI