Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Prost*tucioni në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua (Emrat)

Lapsi.al 15 June 2024
Prost*tucioni në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe

Tre shqiptarë knë rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se gjithsej janë arrestuar shtatë persona nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore. Gjithashtu anëtarët e grupit kriminal shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen, mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave. Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.

Po ashtu gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjec, Aleksi Muskaj 35 vjec dhe Laureta Bashari 52 vjec si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjec dhe Fatjon Gjerani 42 vjec.Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjec si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjec.

Nga kontrollet e kryera ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar 2 makina regjistrimi dhe kamera vëzhgimi të ambienteve të shtëpive publike, 4 celularë, një numër i madh shënimesh të shkruara me dorë, të cilat i referohen sipas rastit grave të ekstraduara, personelit të bordellit, numrave të takimeve seksuale për turn, datave “xhaz”, si dhe ndarjes së të ardhurave nga prostitucioni ndërmjet stafit të bordellit, të ekstraduarve dhe shfrytëzuesve dhe shfrytëzuesve dhe

shuma prej 425 euro.

Grave të shfrytëzuara u është ofruar ndihmë dhe mbrojtje nga Nëndrejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe rel...

08:16

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43