Flash

Meta merr varrenë kundër TEC-it në Roskovec: Është sinonim i inceneratorit! Turp të ketë Rama dhe Ëngjëll Agaçi (VIDEO)

Lapsi.al 15 June 2024
Meta merr varrenë kundër TEC-it në Roskovec: Është

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka nisur ditën sot në Roskovec ku ka zhvilluar takim me banorët. Ai është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it, të cilin e ka cilësuar të ngjashëm me inceneratorët. Meta shtoi se po bëhet gjithçka për të shpopulluar vendin e për ta mbushur me filipinas dhe bangladeshas.

"Jam sot këtu me komunitetin e mrekullueshëm të Roskovecit, - nënvizoi Meta, - me këshilltarët, drejtuesit e opozitës dhe gjithë grupet e interesit, që kërcënohen për t’u helmuar nga investim kriminal që bën Edi Rama duke e menduar Roskovecin si në komunitet që thyhet, nënshtrohet lehtë, për të prodhuar miliarda për interesat e tij, për një TEC që do të jetë për eksport në Greqi.

Të shkojë kompania greke ta bëjë TEC-in në Greqi! Ç’punë ka me Roskovecin?! Si mundet të shkatërrohet një pasuri e tillë e ndërtuar me mund për dekada?! Janë me dhjetëra e dhjetarë ha sera që janë investuar dhe që marrin zero mbështetje nga qeveria, sa janë detyruar njerëzit që t’i braktisin në pjesë të madhe këto troje që duhet të prodhojnë begati për këta fëmijë.

Prandaj jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është si dy pika uji me inceneratorin famëkeq dhe u habita kur pashë një emër Agaçi aty tek rruga e më thanë që qenka nip këtej. M’u kujtua Ëngjëll Agaçi (nuk kam lidhje me atë unë, nuk kam lidhje me mbiemrin). Edhe nipi i Skënderbeut, Kastrioti e kishte mbiemrin, po Hamzai ishte palaço, Skënderbeu ishte hero. Pra, nuk ka lidhje, po ka lidhje me këtë tjetrën që të ketë turp Ëngjëll Agaçi që është bërë bashkë me Edi Ramën, me Majlinda Bufin, për ta bërë TEC-in këtu sepse e kanë menduar si më kollaj për të nënshtruar këtë zonë dhe shkatërruar atë.”, tha ai.

Pas fjalimit, Meta mori një varre në dorë dhe nisi të godiste një prej piketave të vendosura, ndërsa bëri thirrje për mobilizim për moslejimin e ndërtimit të TEC-it.

“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI