Flash

Kreu i KMSH uron Kurban Bajramin: Zoti na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë

Lapsi.al 15 June 2024
Kreu i KMSH uron Kurban Bajramin: Zoti na dhëntë begati e mirësi

Nesër të gjithë besimtarët mysliman do të fetojnë Kurban Bajramit. Në kuadër të kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët. Spahiu ka uruar për më shumë begati e mirësi për komb. Ai thotë se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Të dashur motra dhe vëllezër

Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.

Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.

Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit

Paçi gëzime në familjet tuaja.

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë.

Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe rel...

08:16

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI