Flash

Grafite me mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë shfaqen në muret e ambasadave hungareze e sllovake

Lapsi.al 15 June 2024
Grafite me mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë shfaqen në muret e

Grafite me numrin 8.372 – që është numri zyrtar i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 – u vendosën të premten në muret e ambasadës hungareze dhe asaj sllovake në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grafitet u shfaqën tri javë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Hungaria ishte në mesin e 19 vendeve që iu bashkuan Serbisë në votimin kundër rezolutës. Sllovakia ishte në mesin e 68 vendeve që abstenuan. Policia e Sarajevës më 14 qershor konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se hetimi mbi grafitet në dy ambasadat kishte përfunduar dhe se incidenti ishte klasifikuar si vandalizëm.

Policia ka kryer gjithashtu një hetim më 14 qershor për fjalën “gjenocid” të shkruar me shkronja të kuqe në një ndërtesë banimi jo larg ambasadës serbe në Sarajevë. Autoriteti i zbatimit të ligjit i ngarkuar me sigurimin e misioneve diplomatike në Bosnje e ndaloi Radion Evropa e Lirë të fotografonte grafitin, por fotografitë e tyre u publikuan në internet nga Shërbimi Publik i Republikës Sërpska.

Asnjëra nga ambasadat nuk komentoi mbi incidentin.

“Ne nuk duam të komentojmë. Ju i keni parë fotografitë. Sigurisht që kemi vërejtur, por nuk kemi koment”, tha ambasada hungareze për Radion Evropa e Lirë.

Rezoluta e miratuar më 23 maj nxiti reagime të furishme në Serbi dhe në rajonin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit thanë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive. Rezoluta për Srebrenicën nuk e përmend as Serbinë, as Republikën Sërpska.

Ndër të tjera, ajo bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Ajo konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. /REL

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe rel...

08:16

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43