Flash

Vula tek Berisha/ Ambasada amerikane del me mesazh për PD

Lapsi.al 14 June 2024
Vula tek Berisha/ Ambasada amerikane del me mesazh për PD

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Në një prononcim për News24, Ambasada amerikane shprehet se pozicioni i tyre me individët e shpallur non grata nuk ka ndryshuar dhe se nuk angazhohen me këta persona.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, deklaron Ambasada.

Kujtojmë se më 11 qershor 2024, Gjykata e Apelit vendosi që t’i japë ish-kryeministrit Sali Berisha vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të mos pranojë ankimimin e firmosur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke lënë në fuqi një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri të shkallës së parë.

Të këshilluara

Përplasje Meloni – Macron në samitin e G7

Dita e parë e samitit të G7 që po mbahet në Puglia të Italisë është mbyllur me një përplasje të ashpër mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Presidentit...

23:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI