Flash

Rrahu punonjësin e shërbimit pyjor, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 14 June 2024
Rrahu punonjësin e shërbimit pyjor, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar për shkak se ka goditur punonjësin e shërbimit pyjor. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, e ndërsa i janë vënë prangat 41-vjeçarit V. Rr..

Mësohet se ka qenë vetë punonjësi i shërbimit pyjor që ka bërë denoncimin për 41-vjeçarin, ngjarje kjo e regjistruar një ditë më pas. Pas denoncimit, policia ka bërë në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

“Goditi me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas.

Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", njofton policia.

Të këshilluara

Mitsotakis ndryshon qeverinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur riorganizimin e qeverisë së tij konservatore pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, në të cilat partia e tij ”...

17:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI