Flash

Përplasja në samitin e G7, shihni reagimin përbuzës të Melonit ndaj Macron (VIDEO)

Lapsi.al 14 June 2024
Përplasja në samitin e G7, shihni reagimin përbuzës të
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është bërë virale me reagimin e saj pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali. Teksa shtrëngon duart me Macron, Meloni shihet mjaft serioze. Dhe sapo kalon para saj presidenti francez, siç e ka regjistruar kamera, pamja e saj tregon gjithçka për "afeksionin" që ka ndaj tij. Dy liderët u përplasën për çështjen e abortit dhe ekzistencën e kësaj fjale në tekstin e konkluzioneve. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "i vjen keq që fjala mungon në tekst" dhe shtoi se "ka ndjeshmëri të ndryshme për çështjen". Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të diskutuar për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”. “Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

Të këshilluara

The Times: Ukrainën nuk po e drejton Zelensky

Shumë zyrtarë ukrainas janë ankuar për të përditshmen britanike The Times për fuqinë në rritje të shefit të kabinetit të Zelensky-it, Andrey Yermak, i cili ata ...

13:23

Tërmet i fortë në Greqi

Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë, Greqi. Mediat greke raportojnë se tërmeti në Rodo...

20:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI