Flash

I mbetur pa vulë, Basha mbledh sërish strukturat e tij

Lapsi.al 14 June 2024
I mbetur pa vulë, Basha mbledh sërish strukturat e tij

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme në orën 14:00, strukturat e tij në hotel Rogner.

Kjo është mbledhja e tretë, pas asaj që u bë menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit më 11 qershor, e cila ia dha vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës.

Në takim pritet të jenë sërish anëtarët e strukturave që ai zgjodhi në kohën kur kishte në dorë vulën dhe deputetët që e mbështesin, të cilët janë lëkundur pas vendimit të Apelit.

Kujtojmë që e para që u largua nga Basha ishte deputetja e Fierit, Eralda Bano, ndërsa disa orë më vonë të njëjtën gjë bëri edhe Kreshnik Çollaku.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjeve të zhvilluara pas vendimit të Apelit janë hedhur 4 ide se çfarë mund të ndodh me grupimin e Bashës.

Disa prej anëtarëve të këtyre strukturave kanë kërkuar Rekurs në Gjykatën e Lartë. Një tjetër ide është mbyllja e ballafaqimit ligjor dhe krijimi i një partie të re. Një grup i konsiderueshëm e shikojnë momentin e dhënies së vulës Sali Berishës si ndarje përfundimtare nga berishizmi, dhe për këtë sipas tyre ata duhet tu ofrojnë qytetarëve një mundësi tjetër, larg kësaj fryme, raporton gazetari.

Mundësia e tretë është që secili të shohë rrugën e tij, duke mos u angazhuar më në politikë pasi pa vulën, ikën edhe strukturat dhe votuesit e partisë.

Ideja e katërt e hedhur është ajo e një fraksioni brenda PD, por që kjo nuk është mbështetur nga shumica e anëtareve pasi refuzohet njohja e Sali Berishës si kryetar.

Asgjë nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë grupim, pasi Lulzim Basha në të dyja këto mbledhje të gjata ka kërkuar më shumë që të kuptojë idetë që kanë të besuarit e tij sesa të shkojë me propozime konkrete se çfarë rruge do të ndjekin.

Të këshilluara

Përplasje Meloni – Macron në samitin e G7

Dita e parë e samitit të G7 që po mbahet në Puglia të Italisë është mbyllur me një përplasje të ashpër mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Presidentit...

23:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI