Flash

Biden nënshkruan vendimin: Zgjatet edhe një vit ‘emergjenca kombëtare’ për Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 14 June 2024
Biden nënshkruan vendimin: Zgjatet edhe një vit ‘emergjenca

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar vendimin që të vazhdohet edhe një vit “emergjenca kombëtare” për Ballkanin Perëndimor.

Siç thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, masa është vazhduar me arsyetimin e bazuar në “aktet e dunës ekstremiste” dhe “aktivitet pengues”,

Për herë të parë, vendimi është marrë më 26 qërshor të vitit 2001.

“Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (50 U.S.C. 1701 e më tej) për t'u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm sigurisë kombëtare dhe Politikës së Jashtme të ShBA-së, e përbërë nga veprimet e personave të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (ajo që tani është Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe diku tjetër në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose (ii) bëjnë veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, në Kosovë.” – thuhet në vendim.

Masa, arsyetohet tutje si vijon:

"Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara...

Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 U.S.C. 1622(d)), po e vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”.

Ndryshe, në qershor të vitti 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin zgjeruar fushëveprimet e kësaj mase, ku mes tjerash, thuhej se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, janë përballur në dy dekadat e fundit me korrupsion dhe veprime që mund të pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se situata gjatë vitit të kaluar, ka qenë e tensionuar edhe në veriun e të Kosovës.

Këtu, po ashtu risjellim në vëmendje sulmin terrorist të kryer nga një grup në krye me Milan Radojiçiq.

Më 24 shtator 2023, ky grup vrau zyrtarin policor kosovar, Afrim Bunjaku. Radojiçiq në anën tjetër, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe person i afërt me Aleksandër Vuçiq, është ende i lirë, anise INTERPOL ka shpallur urdhërarrest për të./Nacionale

Të këshilluara

The Times: Ukrainën nuk po e drejton Zelensky

Shumë zyrtarë ukrainas janë ankuar për të përditshmen britanike The Times për fuqinë në rritje të shefit të kabinetit të Zelensky-it, Andrey Yermak, i cili ata ...

13:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI