Flash

Tsipras e Zaev kundër kryeministrit të ri të VMRO: Shkupi po bën deklarata provokuese, BE të marrë masa

Lapsi.al 13 June 2024
Tsipras e Zaev kundër kryeministrit të ri të VMRO: Shkupi po

Me një artikull të përbashkët te portali “Euroactiv”, dy ish-kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit, lidershipi i ri në Shkup ka bërë deklarata provokuese, duke shkelur frymën e Marrëveshjes së Prespës.

Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev theksojnë se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia bëjnë të qartë udhëheqjes së re në Maqedoninë e Veriut se respektimi i Marrëveshjes është e vetmja rrugë drejt integrimit të mëtejshëm demokratik, integrimit evropian dhe mbështetjes para anëtarësimit.

Shkelja e saj do të destabilizojë më tej rajonin dhe do të çojë në një sfidë ekzistenciale jo vetëm për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen e saj në tërësi, nënvizojnë ata.

Por, Tsipras e Zaev thonë gjithashtu se nëse ky kusht respektohet plotësisht, pra dy vendet respektojnë tërësisht marrëveshjen , BE-ja duhet të jetë e gatshme të lërë pas çdo qasje siç u pa gjatë gjashtë viteve të fundit dhe të miratojë një qasje më aktive dhe graduale ndaj zgjerimit, duke ju bërë të qartë të gjitha vendeve të rajonit se zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ka përfitime për popujt e Ballkanit dhe udhëheqjen e tyre dhe se sakrificat shpërblehen dhe nuk shpërfillen me cinizëm.

Tsipras dhe Zaev i mëshojnë faktit se tensionet po rriten në Kosovë, me bisedimet në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës në vend numëro, me retorikat në Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më agresive dhe pavarësisht vendimit për hapjen e negociatave me të apo dhe me Moldavinë e Ukrainën, momenti i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duket se është në rrezik të madh. Njëkohësisht gjithnjë e më shumë të rinj emigrojnë, të zhgënjyer me liderët e tyre dhe nga paaftësia ose mosgatishmëria e BE-së për të përmbushur premtimin e saj.

Dy ish-kryeministrat paralajmërojnë se ndërsa e djathta ekstreme po fuqizohet ,liderët demokratikë, duhet të punojnë së bashku dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i bërë ballë nacionalizmit duke marrë në mënyrë aktive vendimet të nevojshme, pavarësisht nga kostot e tyre politike.

6 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes, instituti i përbashkët i krijuar nga Tsipras dhe Zaev zhvillon në Athinë në 17-18 qershor 2024, një Konferencë Ndërkombëtare mbi “Paqen dhe Zhvillimin jetik”, ku do të presë liderë dhe zyrtarë të shquar qeveritarë nga e gjithë sfera politike demokratike si dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Synimi kryesor, shprehen dy politikanët, është mbështetja për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe nxjerrja në pah e përgjegjësisë së BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI