Flash

Punën në shtet e duan më shumë gratë, 61% e aplikimeve u bë prej tyre

Lapsi.al 13 June 2024
Punën në shtet e duan më shumë gratë, 61% e aplikimeve

Gratë mbeten më të interesuara për të punuar në administratë.

Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61% e aplikimeve u plotësuan nga femrat.

“Sa u takon të dhënave gjinore lidhur me përqindjen e aplikimeve, në 3112 aplikime unike, 39% e tyre janë kryer nga meshkuj dhe 61% nga femra” thuhet në raportin e vitit të shkuar të DAP.

Përveç aspektit gjinor, raporti mbulon edhe një përllogaritje të moshës mesatare të aplikantëve, por edhe të atyre punonjësve që duan të rriten në pozicion për të avancuar në karrierë.

“Krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementeve të profileve të kandidatëve.

Ndaj dhe disa nga treguesit përqendrohen pikërisht te mosha e aplikantëve, për kategori të ndryshme pozicionesh.

Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 33 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 31 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 35 vjeç” thuhet në raport.

Një tjetër tregues që analizohet është edhe plotësimi i vendeve vakante nga punonjës brenda shërbimit civil dhe më pas nga aplikantë për herë të parë përmes konkurrimit.

“Bazuar në legjislacionin për shërbimin civil, të gjitha pozicionet vakante ju ofrohen fillimisht nëpunësve civilë për të aplikuar nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Si rrjedhim, gjatë vitit 2023, të gjitha pozicionet e publikuara si të lira, gjithsej 1064 (pa përfshirë TND-në, për të cilën nuk ka procedurë të lëvizjes paralele) i janë nënshtruar fillimisht procedurës së lëvizjes paralele.

Gjithashtu, bazuar në legjislacionin për nëpunësin civil, pozicionet e kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, nëse nuk plotësohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, hapen për procedurën e ngritjes në detyrë.

Si rrjedhim për vitin 2023, kanë qenë të hapura për ngritjen në detyrë gjithsej 286 pozicione (215 për kategorinë e ulët drejtuese dhe 71 për kategorinë e mesme drejtuese)” nënvizon DAP.

Sipas raportit në përfundim të procedurave, në total 18.9% e vendeve të lira të shpallura janë plotësuar nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe 17.5% janë plotësuar nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Të këshilluara

Bashës i ikën deputetja e parë

Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës. Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë vendim pasi Gj...

16:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI