Flash

“Java e Gjelbër shkon te fusha e gjelbër”: Euro 2024 ndryshon axhendën e Kuvendit

Lapsi.al 13 June 2024
“Java e Gjelbër shkon te fusha e gjelbër”: Euro 2024

Në kalendarin e punës për datat 10 qershor- 27 qershor, Java e Gjelbër që parashikohet të mbahet në javën e fundit kalendarike të çdo muaji, u zhvendos në javën e tretë të qershorit.

“Java e Gjelbër” është një javë pune gjatë së cilës deputetët parashikohet të jenë në takime me elektoratin, por ky është një aktivitet i pamonitorueshëm nga Kuvendi, duke ngritur aludime se do të shfrytëzohet si javë pushim për ata deputetë që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares, të cilat mbahen në datat 15, 19 dhe 24 qershor.

Një burim nga Kuvendi i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kampionati europian i futbollit ishte dhe arsyeja pse u ndryshua kalendari, pasi shumë deputetë pritet të udhëtojnë drejt qyteteve të Gjermanisë, ku do të luajë ndeshjet e para Kombëtarja e Shqipërisë.

Në seancën plenare që u mbajt të mërkurën, ndryshe nga praktika parlamentare që i parashikon të enjteve ose të hënave, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po përdorte “arsye banale” për të ndryshuar axhendën e punës së Kuvendit.

“Keni vendosur që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin personal, por ky nuk është dyqani i Ramës dhe PS,” tha ai në seancë, duke akuzuar PS-në se vendimin e ka marrë pa u konsultuar me opozitën.

Por, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i tha Bardhit se nuk kishte pse jepte shpjegime për vendimet e konferencës së kryetarëve, ku opozita refuzonte të merrte pjesë.

Ndryshimi i kalendarit të Kuvendit për t'iu përshtatur axhendave personale të deputetëve shihet nga ekspertë të shoqërisë civile si një tregues i papërgjegjshmërisë nga Kuvendi.

Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se, -”kjo është një papërgjeshmëri e të zgjedhurve tanë, të cilët në axhendë të tyre të parë kanë kënaqësinë dhe të fundit kanë hallet e njerëzve”.

“Me këtë lëvizje të kalendarit ‘Java e Gjelbër' po shkon te fusha e gjelbër,” tha Xhemollari, duke shtuar se,- “nuk e di se çfarë do të trajtojnë në seancën e të hënës nga ankesat e qytetarëve se nuk besoj se ka shqiptarë me ankesa në Dortmund apo Duseldorf, ku do të zhvillohen ndeshjet e kombëtares”.

Nuk është hera e parë që Kuvendi ka ndryshuar axhendën e vet për ta përshtatur atë me angazhime jashtë parlamentare të deputetëve.

Para zgjedhjeve vendore të 14 majit mazhoranca dhe opozita ranë dakord që të mbyllnin punimet e Kuvendit duke mos parashikuar zhvillim seancash plenare, në mënyrë që deputetët të angazhoheshin në fushatë./BIRN

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI