Flash

Ekzekutorì i Ardian Nikulajt kërkon lirinë, avokati: Po mbahet në burg kot

Lapsi.al 13 June 2024
Ekzekutorì i Ardian Nikulajt kërkon lirinë, avokati: Po mbahet

Ekzekutori i dyshuar i biznesmenit, Ardian Nikulaj, është rikthyer këtë të enjte në dyert e Gjykatës së Lezhës.

Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë, me pretendimin se është i pafajshëm dhe nuk është ai personi që qëlloi për vdekje Nikulajn.

Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se kishin kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë, ose paraqitjen e provave të reja nga prokuroria.

Sipas tij, dosja Metamorfoza 3 e SPAK, zbuloi fakte të tjera ku prokuroria duhet të hetojë.

“Prokurori nuk kishte asnjë provë, fakt tjetër, për të sjellë. Nuk ka prova reale. Ne i kërkuam gjykatës të zgjerojë hetimet sepse nga dosja Metamorfoza 3 kanë dalë emra të tjerë, organizime të tjera në lidhje me organizimin e vrasjes së Nikulajt. E orientuam prokurorin dhe gjykatën të zgjerohen hetimet sepse Saraiva po mbahet në burg kot”, tha mes të tjerash avokati.

Nga ana e saj, prokuroria mësohet se ka kërkuar nga Maroku dërgimin e sendeve personale të 28-vjeçarit Saraiva, që akuza beson se mund të ndihmojnë në provimin e fajësisë së portugezit.

Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin.

Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në dhjetor të 2023.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI