Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Antarët e Kolegjeve/ Bardhi: E di gjithë Tirana që janë piketuar njerëzit e Ëngjëll Agaçit

Lapsi.al 13 June 2024
Antarët e Kolegjeve/ Bardhi: E di gjithë Tirana që janë

Në Komisionin e Ligjeve është hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor u përzgjodhën dy kandidadurat, konkretisht Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri. Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Por kreu i grupit Parlamentar të Partise Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorancën në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike. Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP"

"Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsesus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni poltikisht atë! Ne konsensusin e japim vetëm mbi Kushtetutë. Nëqoftëse ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ-së apo kryetar i KLP-së, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s'mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana, që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP" tha Bardhi.

Të këshilluara

Bashës i ikën deputetja e parë

Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës. Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë vendim pasi Gj...

16:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI