Flash

Vodhën një makinë dhe e braktisën pasi mori flakë gjatë rrugës, në kërkim dy autorët

Lapsi.al 12 June 2024
Vodhën një makinë dhe e braktisën pasi mori flakë

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi në orët e para të mëngjesit në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një automjet të tipit “Ford". Në momnetin që janë pikasur nga policia, 2 shtetasit e kanë braktisur mjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip "Ford", shtetasit R. Ll., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Për t'iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI