Flash

Shkonin në Itali me vizë turistike dhe shpërndanin drogë, 10 shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 12 June 2024
Shkonin në Itali me vizë turistike dhe shpërndanin drogë, 10

Dhjetë shqiptarë të cilët kishin arritur në Itali me vizë turistike janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Varreses. Hetimet nisën në vjeshtën e vitit 2023, kur stafi i seksionit të antidrogës, u njoftua lidhur me një shqiptar që shpërndante drogë në zonë. Ai u vu në pranga nga autoritetet ndërsa iu sekuestruan edhe disa doze droge.

Hetimi u përshpejtua kur pak ditë më vonë, gjatë një aksidenti ku u përfshi mjeti që drejtohej nga shqiptari, i erdhi në ndihmë një bashkëatdhetar i tij tashmë i njohur për përfshirjen e tij në trafikun e drogës në këtë zonë.

Nga hetimet e autoriteteve, koordinuar nga Prokuroria Publike e Vareses, u zbuluan banesa dhe garazhe të regjistruara për palët e treta, por që i atribuohen shqiptarit dhe vëllait të tij, të cilët në përfundim të hetimeve u konstatuan se ishin organizatorët e trafikut të paligjshëm, shkruajnë mediat italiane.

Dy vëllezërit shqiptarë sillnin në Itali bashkatdhetarë të rinj, të cilët hynin në territorin kombëtar me vizë të rregullt turistike, dhe u jepenin makina, drogë, celularë dhe shtëpi të regjistruara në mënyrë fiktive, duke i paguar shumën prej 5 euro për secilën dozë të shitur.

Të angazhuarit e trafikut në zonë mund t'i përgjonin dhe identifikonin të gjithë blerësit përmes celularëve. Ata kishin organizuar një "dhomë operacioni" të vërtetë në një apartament ku njëri prej të rinjve, pa dalë kurrë nga shtëpia, merrte të gjitha kërkesat për drogë nga blerësit, ekskluzivisht përmes WhatsApp, raunde të plota adresash për shitësit e rrugëve, përmes platformave të tjera sociale më anonime. Vëllezërit në mënyrë paralele kishin organizuar edhe lëvizjen e sasive më të mëdha të drogës jashtë provincës, duke përdorur gjithmonë si drejtues bashkatdhetarët6.

Gjatë gjithë aktivitetit, i cili zgjati afërsisht 6 muaj, u arrestuan dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit dhe u sekuestruan 1 kilogram kokainë dhe 4 kilogramë hashash, disa prej të cilave tashmë ishin ndarë në qindra doza të vetme. Sasi nga droga u gjet edhe në pyll, ku trafikantët kishin fshehur lëndën narkotike të gatshme për shitje, për ta pasur gati për përdorim dhe për të mos u gjetur në posedim të shumë dozave në rast kontrolli nga policia.

Gjithashtu pas disa kontrolleve janë sekuestruar edhe 50 mijë euro. U zbulua se grupi sa herë që një nga trafikantët zbulohej nga policia, e kthente menjëherë në Shqipëri për të mos cenuar funksionimin e trafikut, duke e zëvendësuar me një bashkatdhetar të ri të rekrutuar edhe në Ballkan.

Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë mënyrë që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza të shitura çdo muaj me një kosto mesatare prej 50 euro secila. Gjatë ekzekutimit të urdhërarresteve u sekuestruan rreth 50.000 euro para të gatshme, që mendohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme, 7.4 kg marijuanë si dhe 6 armë.

Të këshilluara

Loja e madhe e Ibrahim Rugovës

Nga Adriatik Kelmendi Presidenti Rugova e kuptonte se nuk është e rëndësishme vetëm të kesh të drejtë, por t’i bindësh edhe të tjerët se ke të drejtë. E kjo...

20:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI