Flash

Provokimi i Edy Reja: Sylvinho e gjeti ekipin të gatshëm nga unë

Lapsi.al 12 June 2024
Provokimi i Edy Reja: Sylvinho e gjeti ekipin të gatshëm nga unë

Ish drejtuesi i kombëtares shqiptare ka guxuar të bëjë një provokim të vogël duke deklaruar për shtypin italian se Sylvinho e gjeti skuadrët të gatshme prej tij. Edy Reja ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” përpara ndeshjes Shqipëri - Itali.

“Sylvinho? Ai është i mirë, ai bëri një punë të shkëlqyer dhe arriti suksesin, duke merituar kualifikimin përpara ekipeve të nivelit të lartë si Republika Çeke dhe Polonia. Ai gjeti themelet mbi të cilat mund të ndërtonte një grup që në masë të madhe ende më përket mua. Të gjithë djemtë e mi, përveç Hoxhës, anësorit të Dinamo Zagrebit. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajrami ne binda unë të vinte me Shqipërinë. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër fëmijë i imi. I gjithë stafi që kam pasur bëri një punë të mirë" deklaroi 78-vjeçari i cili u shpreh se  kuqezinjtë janë në zemrën e tij, por se në ndeshjen e së shtunës do të mbështesë kombëtaren italiane.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI