Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Dalin pamjet, momenti kur i riu shqiptar në Kretë humb jetën pas një sherri (VIDEO)

Lapsi.al 12 June 2024
Dalin pamjet, momenti kur i riu shqiptar në Kretë humb jetën pas

Pamje të reja janë publikuar nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptarë që humbi jetën në rrethana të paqarta në Greqi. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Sipas raportimeve Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri më pas mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Sipas avokatit të dy të rinjve, Ioannis Dermanakis, të rinjtë që u sollën mesditën e së mërkurës në prokurori, nuk e përmendën konkretisht arsyen pse u përfshinë në ngjarjen ku vdiq 20-vjeçari.

Të këshilluara

Tjetër aksident me vdèkjé

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e d...

17:57

Promovojmë figurat e kombit tonë

Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo ...

15:59

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI