Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Berisha fton deputetët e Bashës: Të lëmë pas mëritë, ejani në grupin tonë

Lapsi.al 12 June 2024
Berisha fton deputetët e Bashës: Të lëmë pas

“Dje triumfoi e drejta mbi padrejtësinë. Triumfoi pluralizmi politik mbi pluralizmin fals dhe fasadë”. Kështu e komentoi ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e Gjykatë së Apelit të dhënë të martën.

“Dje një vendim i gjykatës nxori në pah para shqiptarëve dhe botës se si Edi Rama kishte keqpërdorur në shkallë ekstreme drejtësi e politikë për të marrë peng flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik të Shqipërisë, të arritjeve të saj epokale në rrugën e demokracisë. Por dje theksova dhe sot në emër tuaj dua të ritheksoj edhe njëherë se mesazhi i kësaj arritje është një dhe vetëm një. Është bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi” – tha Berisha që pati një thirrje për të gjithë deputetët demokratë që t’i bashkohen grupit të tij parlamentar.

“Është bashkimi dhe vetëm bashkimi sepse betejën vendimtare, fitoren vendimtare e kemi përpara për ta arritur. Dhe kjo kërkon kontributin e çdo demokrati dhe demokrateje. Ndaj dhe edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë demokrateve dhe demokratëve që ndjejnë shpirtin e tyre të pastër, të cilët për një arsye apo për një tjetër, kanë mbajtur qëndrime të tjera, të bashkohen.

Të bashkohen me ne! Të kthehen në shtëpinë e tyre. Bashkimi në diversitet është tipari që fitoi Partia Demokratike pas rithemelimit. Bashkimi në diversitet është shpirti demokratik i kësaj partie dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Bashkimi në diversitet është dimensioni i ri më i fuqishëm i PD-së, i partisë së pluralitetit të mendimit, i partisë së pluralizmit politik në Shqipëri. Ndaj dhe bashkohuni, jeni të mirëpritur me dinjitet të plotë, me vendimet tuaja. Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën. Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur. Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD. Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin. T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij. Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura. I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!” – tha Berisha që ftoi të gjitha partitë e opozitës të bëhen pjesë e vetëm një fronti.

“Në emër tuaj u bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare, parlamentare, joparlamentare, tradicionale apo të sapokrijuara, të bashkohemi se Shqipëria po tretet. Se duhet të na bashkojë dashuria për Shqipërinë. Unë e kuptoj se shumë nga ju kanë idera dhe mendime të tjera nga PD, pro asnjëra prej jush nuk mund të pajtohet kurrë me këtë shpopullim barbar. Me këtë zhbirje që po u bën Edi Rama me regjimin e tij shqiptarëve.

Unë e kuptoj se ne kemi platforma të ndryshme, por asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet me këtë vjedhje të tmerrshme që po u bën Edi Rama shqiptarëve me regjimin e tij. Unë kam respekt për ju, kam respekt të madh për pluralizmin. Koalicionet e gjera kanë qenë pasioni im. Por nga ana tjetër duhet t’u ftoj ju, politikanë me eksperiencë apo politikanë që keni nisur karrierën vitet e fundit, në çdo lloj analize, një gjë është e qartë, se roli i PD për fitoren është vendimtar.

Dhe nuk e them këtë për presion, jo. E them këtë që të bëjmë analizën realiste. Kurse për ndonjërin që arrin si automat të përsërisë se këta janë njëlloj, e madje demokratët edhe më keq, i them se e lexon historinë kokëposhtë. E vërteta është se ne nuk jemi kurrë njëlloj. Kurrë nuk jemi njëlloj. Dhe cilido që krahason PD-në me PS-në, krahason të pakrahasueshmen.

Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit. Cilido që krahason qeverisjen e PD me qeverisjen më hajdute në historinë e kombit, ndihmon Edi Ramën. Ndihmon Edi Ramën, mbron Edi Ramën” tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Loja e madhe e Ibrahim Rugovës

Nga Adriatik Kelmendi Presidenti Rugova e kuptonte se nuk është e rëndësishme vetëm të kesh të drejtë, por t’i bindësh edhe të tjerët se ke të drejtë. E kjo...

20:50

Tjetër aksident me vdèkjé

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e d...

17:57

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI