Flash

Vula/ Berisha: "Sot e mundëm Ramën". A është e vërtetë?

Lapsi.al 11 June 2024
Vula/ Berisha: "Sot e mundëm Ramën". A është e

Në fjalimi që mbajti për militantët e mbledhur poshtë shtëpisë së tij, me rastin e vendimit të Gjykatës së Apelit  që i riktheu vulën shumicës së cilës i takonte, Sali Berisha e përshkroi këtë ngjarje si një humbje për kryeministrin Rama. "Edi Rama sot flet me vete, ai sot nuk fle", i tha kreu i PD militantëve, duke falenderuar për këtë akt tre gjykatëset që morrën vendimin se grupimi i Lulzim Bashës nuk mund të ishte pjesë e procesit, në rolin e ankuesit, në sagën për vulën. 

Edhe të pranishmit e tjerë që morën fjalën e konsideruan vendimin e sotëm si fitore ndaj regjimit, në një nga betejat me të. "A do të ishim ne në këtë ditë, nëse nuk do të ishin mbushur sheshet në mitingjet e mëdha dhe në protestat e tjera?! E pamundur. Regjimi thjesht u mund në një nga betejat e shumta" i tha të pranishmëve analisti Artan Hoxha.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Ndërsa gjatë një inteviste për emisionin Task Force të Sonila Meços, numri 2 pas Berishës, Flamur Noka u shpreh: "merr fund e gjithë loja e Edi Ramës dhe regjimit për të mbajtur peng forcën tonë politike. Zëri i demokratëve më në fund u dëgjua, në oazin e drejtësisë politike u pa që ka filiza që lindin mbi rrënjët e së drejtës dhe jo mbi politikë. Dhe kjo e dëshmoi këtë sot. U referohem të treja zonjave gjyqtare që shqyrtuan këtë vendim dhe treguan që në këtë oaz politik të drejtësië politike ka dhe filiza që rrënjët i kanë te ligji dhe jo te urdhrat".

Pra, po të të rekesh të kuptosh qëndrimin politik të PD-së pas kësaj ngjarjeje ai është i tillë: Atij që ata e konsiderojnë regjim, i ka ndodhur një incident, i kanë shpëtuar tre gjyqtare të ndershme dhe të pa kapuara, që kanë bërë drejtësinë e vërtetë.

Ata bëjnë sikur harrojnë se askush nga sekserët e mazhorancës nuk është parë këto ditë pranë apelit të Tiranës dhe zërat për një trysni politike kanë munguar. Ata gjoja nuk e vënë re se, që pasi Gjykata e Lartë e riktheu çështjen, duke kërkuar përjashtimin e seksionit Basha- Alibeaj si palë, sinjali ishte dhënë. Ata nuk duan të kuptojnë se, për herë të parë në sagën mbi dy vjeçare të këtij procesi, përfaqësuesi i ambasadës amerikane nuk e pa të arsyeshme të ishte prezent në sallë.  

Të gjitha këto "përkime" mund të bëjnë të mendosh edhe për një hipotezë tjetër: Se çështja e mbajtjes peng të vulës u bë aq diskredituese, sa ai që PD e etiketon si regjim, ka vendosur të përdorë armë të tjera brenda sistemit të drejtësisë për të luftuar opozitën. Ky version duket më i besueshëm kur mendon se në regjim nuk mund të ketë incidente të rastësishme.

Vendimi/ Demokratët i gëzohen vulës, Berisha zyrtarisht kryetar i PD

Pra opozita, para se të dalë me linjë politike për këtë çështje, duhet ti japë përgjigje një dileme: ose jemi në një sistem autokratik me drejtësi të kapur, ose kjo nuk është e vërtetë dhe prandaj në sallat e gjyqit mund të jepet edhe drejtësi. PD kësaj dileme nuk i ka dhënë ende përgjigje. Dhe për ironi të fatit, kreu i saj, që shpalli sot mposhtjen e Ramës përmes tre gjykatseve, e kumtonte këtë nga ballkoni i izolimit, ku pretendon se e ka mbyllur kryeministri, përmes mashave të tij në drejtësi.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Europa po futet në fazën "Trump"

Politikani gjerman i ekstremit të djathtë Oliver Kirchner i bëri një propozim të papritur militantëve të partisë së tij për lëvizjet e pritshme të tregut në Gje...

14:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI