Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Vendimi/ Demokratët i gëzohen vulës, Berisha zyrtarisht kryetar i PD

Lapsi.al 11 June 2024
Vendimi/ Demokratët i gëzohen vulës, Berisha zyrtarisht kryetar i

Trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati iu desh më pak se një orë për të marrë vendim dhe për t'ia kthyer vulën, logon dhe emrin e Partisë Demokratike grupimit të Sali Berishës. Me këtë vendim merr fund saga ligjore që zgjati thuajse 3 vjet dhe për të cilën, Sali Berisha këmbënguli për të mos u tërhequr edhe pse një pjesë e bashkëpuntorëve të tij e këshilluan të tërhiqet dhe t'ia lërë Bashës këtë koncension.

Pa logon dhe pa vulën e PD-së, grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha është konfirmuar shumicë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në Mars 2022 si dhe zgjedhjet e Majit 2023. Pavarësisht rezultateve diskretituese, Lulzim Basha këmbënguli se vula i takonte atij dhe përfitoi përfaqësimin në komisionet zgjedhore, kohën televizive dhe paratë që ndan KQZ për partitë që marrin pjesë në zgjedhje.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Çfarë fshihet pas "dhurimit" të vulës 

Disa muaj më parë, Basha u braktis edhe nga pjesa më e madhe e deputetëve, përfshirë edhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhit, një lëvizje që delegjitimoi akoma më tej pretendimet e Bashës për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme me logon e PD.

Disa muaj më parë, mes Partisë Socialiste dhe grupit të Rithemelimit pati një marrëveshje për të ndalur protestën e opozitës në parlament. Rithemelimi pranoi të kthehej në parlament duke u kënaqur me 2 nga 8 komisione që kishte kërkuar. Socialistët nuk pranuan në ekzistencën e marrëveshjes, por thanë se thjesht kishin zbatuar ligjin për komisionet hetimore.

Pjesë e kërkesave të opozitës ishte edhe refuzimi i Lulzim Bashës për kreun e grupit parlamentar të PD dhe përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore.

Në dalje të gjykatës së Apelit, Flamur Noka u shpreh se “..megjithëse në oazin e padrejtësisë, u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”.

Pas dhënies së vendimit për vulën, demokratët festuan me fishekzjarre në selinë e PD-së, ndërsa mes deputetëve ka pasur entuziasëm. Megjithatë në mesazhin e Sali Berishës ka pasur thirrje për bashkim, edhe pse nuk ka pasur një ftesë direkte për Lulzim Bashën.

"Dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama" u shpreh Berisha në mesazhin e tij.

Pas këtij vendimi, Lulzim Basha mbetet pa një plan B. Ndërsa Berisha krijoi "Shtëpinë e Lirisë" duke përdorur infrastrukturën e Partisë së Lirisë në zgjedhjet e kaluara, Lulzim Basha ka pasur për tre vite vulën, logon dhe emrin e PD-së. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit e tij dhe tha se "beteja do të vazhdojë".

"Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë" u shpreh Basha./Lapsi.al

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Europa po futet në fazën "Trump"

Politikani gjerman i ekstremit të djathtë Oliver Kirchner i bëri një propozim të papritur militantëve të partisë së tij për lëvizjet e pritshme të tregut në Gje...

14:11

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI