Flash

Rama shpjegon pse anuloi takimet me diasporën në Angli e Gjermani

Lapsi.al 11 June 2024
Rama shpjegon pse anuloi takimet me diasporën në Angli e Gjermani

Në mbledhjen e asamblesë së PS, Rama shpjegoi edhe përse anuloi takimet me diasporën në Britani e Gjermani. Këto takime sipas kryeministrit do të vijojnë në muajin shtator.

“Ka pasur zhvillim pozitiv edhe me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të trurit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë problem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krijonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA.", tha ai.

Të këshilluara

Rama: Kongresi i PS në 20 korrik

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare. I pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, njëherazi edh...

17:42

Basha: Beteja vazhdon

Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit, i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha s...

17:24

Mbetet përjetë në burg Dritan Dajti

Dritan Dajti dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lë...

13:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI