Flash

Policia jep detaje për personin që qëlloi me gurë derën e kryeministrisë (PAMJET)

Lapsi.al 11 June 2024
Policia jep detaje për personin që qëlloi me gurë derën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë. Një person është filmuar duke qëlluar me gurë hyrjen kryesore të Kryeministrinë.

Më pas shihet se kanë ndërhyrë forcat e Gardës së Republikës dhe policisë të cilat e kanë shtrirë atë në tokë duke i vënë prangat.

"Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI